Në një konferencë për media Ilir Meta u ndal te përgjigja që ka opozita ndaj Edi Ramës.
Në një konferencë për shtyp, ai tha se opozita do të luftojë dhëmb për dhëmb me kryeministrin.
‘Opozita do ti përgjigjet dhëmb për dhëmb e do ti shkulë çdo dhëmb e dhëmballë të korruptuar. E dimë guximin e lepurushit Edi Rama. Opozitën do të ketë përballë. Tani ka humbur edhe mundësinë të thotë qafsha mamin nuk e bëj këtë.
Nuk ka për të qenë Shqipëria çiflig i Ramës. Shumë shpejt Rama do ti nënshtrohet llogaridhënies bashkë me rruspat e tij.’- tha Meta.
Kryetari i Parisë së Lirisë, Ilir Meta njëlloj si kreu i ‘Rithemelimit’, Sali Berisha ka kërkuar që për Ramën të bëhet një test droge. Sipas Metës, Kuvendi duhet të nisë verifikimet për shëndetin mendor për Edi Ramën pasi ky i fundi është me kartela psikike.
‘Emergjente që Kuvendi të nisë procedurat për të verifikuar shëndetin mendor të Edi Ramës dhe të gjithë evoluimit të kartelave të tij psikike, jo vetëm kaq por të merren masa për ti bërë testin e drogës dhe përdorimit të substancave narkotike pasi për shkak të detyrës që ka mund të shkaktojë dhe dëme më të mëdha sa i takon interesit kombëtar, e funksionimit të shtetit të së drejtës.’- tha Meta.