Prishja e 2 pishinave të hotelit në Golem, Hysenbelliu: Lejen e firmosi vetë Rama! Ministria: Ishte me kusht!

2 September 2022, 12:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Prishja e 2 pishinave të hotelit në Golem, Hysenbelliu: Lejen e

Shembja e 2 pishinave në ‘Prestige Resort’ në Golem ka ndezur një debat mes mediave të pronarit të resortit, Irfan Hysenbelli, dhe autoriteteve.

Mediat e z. Hysenbelli kanë shkruar se IKMT ka hyrë në mënyrë të paligjshme në objekt pasi dokumentit për ndërtimin e këtij resorti janë konform ligjeve dhe madje leja është firmosur pikërisht nga kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të KKT.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Brendshme, e cila ka botuar dokumentet e lejes dhe shkruan në Facebook se këto dokumente vërtetojnë pikërisht të kundërtën.

Ministria e Brendshme shkruan se leja është me kusht, ku thuhet ajo do të jepet vetëm pasi të plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse dhe asnjëra prej tyre nuk është plotësuar.  

 “Pretendimi i mediave të zotit Irfan Hysenbelliu se ndërhyrja e sotme e IKMT është e paligjshme pasi resorti paska leje të miratuar është një tjetër manipulim i opinionit publik.  Dokumenti i nxjerrë në mediat në fjalë me firmën e kryeministrit Edi Rama si kryetar i KKT provon të kundërtën e pretendimit.  Leja është një leje me kusht, ku thuhet qartësisht se dokumenti i lejes së ndërtimit do të jepet vetëm pasi tē plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse.  Asnjëri nga kushtet nuk është plotësuar dhe sot zoti Irfan Hysenbelliu i detyrohet shtetit dhe qytetarëve kthimin e sipërfaqeve të zaptuara si edhe borxhin financiar nga mospagimi i taksave", thuhet në reagim. 

Prishja e 2 pishinave të hotelit në Golem, Hysenbelliu: Lejen ePrishja e 2 pishinave të hotelit në Golem, Hysenbelliu: Lejen e



Video