“Kim ka mbështetjen e Biden dhe Blinken”, Donfried mbron ambasadoren përballë sulmeve të Sali Berishës

29 April 2022, 18:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Kim ka mbështetjen e Biden dhe Blinken”, Donfried mbron

Ambasadorja Yuri Kim ka mbështetjen e plotë të Presidentin Joe Biden dhe të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

Këtë përgjigje ktheu zëvendës ndihmës Sekretarja e Shtetit për Europën dhe Azinë, Karen Donfried. Ajo ndodhej në Tiranë për një vizitë, ku u takua me Kryeministrin Edi Rama dhe deputetët e opozitës, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi.

“Mund t’ju siguroj që Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara Tony Blinken dhe unë, të gjithë kemi besim të plotë tek Ambasadorja Yuri Kim dhe është një kënaqësi e madhe që kemi njerëz të kalibrit të saj dhe me integritetin e saj në qeverinë e SHBA-së dhe mendoj që edhe ky vend, Shqipëria, nuk mund të kishte më shumë fat se sa të ketë atë si përfaqësuese të vendit tim dhe duke punuar çdo ditë për të forcuar atë që është tashmë një marrëdhënie e rëndësishme midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, tha ambasadorja në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Deklarata e saj u bë pas shtimit të sulmeve ndaj Yuri Kim nga segmente të gjera të opozitës, për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Partisë Demokratike.

Në lidhje me takimin me tre deputetët, Alibeaj, Tabaku dhe Bardhi, Donfried tha se i kishte takuar ata në cilësinë e drejtuesve të opozitës.


Video