Amnistia Fiskale dha shqetësime nga partnerët ndërkombëtare si Komisioni evropian dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe për ta, Rama ka një përgjigje: Mungesë respekti.
'Kemi ndjekur me shumë vëmendje kritikat kundër amnistisë. Për këtë arsye unë kam ftuar bashkë me mua zv sek e këshillit të ministrave e cila është në të njëjtën kohë edhe juriste për të bërë një paraqitje të shkurtë r të këtyre kritikave më thelbësore dhe të versionit tonë në raport me këto kritika. Unë dua të them ca gjëra që mbase nuk u prekën.
Dua t'iu kujtoj të gjithave së pari ju dhe ndërkombëtarëve
Bota është në luftë, Shqipëria është pjesë e kësaj lufte dhe ndryshe nga shumë vende të tjerë, Shqipëria i ka marrë një vendim, me një kosto shumë të lartë, një kosto e cila nëse lufta zgjat përtej një limiti të caktuar, do të bëhet i papërballueshëm. Kjo faturë e cila po i afrohet 500 euro për megavat para 50 që ishte para luftës, të mos reflektohet në faturën e energjisë dhe familje e dhe të biznesit të vogël. Nga dalin këto para?
Ndërkohë që ne jemi të vetëdijshëm që paketa jonë e parë për më të prekurit nga inflacioni nuk e ka zgjidhur të gjithë hallin, por halli vazhdon. Ideja e amnistisë është ide e vjetër dhe asnjëherë nuk është materializuar. Shqipëria aso kohe kur ka qenë në praktikë amnistia s'ka qenë në kushtet e duhura nga ana strukturore. Ne nuk e kemi menduar sot e kemi menduar që ditën e parë 9 vjet të shkuara. Por se kemi propozuar sepse e dinim që nuk i kishte ardhur koha siç nuk i kishte ardhur koha kanabisit mjekësor. E bëmë pasi na ra një gjëme e madhe në kokë siç ishte tërmeti.
Të vish në Shqipëri e të thuash se amnistia nuk është e pranueshme kjo është një mungesë respekti, partnerëve dhe miqëve u them: respekti reciprok është A -ja e punës sime në funksion të Republikës së Shqipërisë. Me respekt mund të bëhet çdo kundërshti dhe ide, por ta trajtosh Shqipërinë si një vend me bisht ndërkohë që amnistia është bërë dhe vazhdon të bëhet në mënyrë të rregullt pa asnjë polemikë në të gjitha vendet që na japin mësime, kjo nuk është asgjë e drejtë, asgjë e duhur. Kjo nuk është asgjëja që çmon respektin që gati, gati ka Shqipëria pa kushte ndaj partnerëve të saj'- tha Rama.