Komisioneri I BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka ardhur sot në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Bashkë me kryeministrin Rama, ata kanë vizituar “Bypass-in” e Vlorës, një projekt ky, i cili është financuar nga Bashkimi Europian nëpërmjet një granti prej 20 milionë eurosh.
Kreu i qeverisë u ndal dhe te procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ku tha se vendi ynë i ka realizuar të gjitha detyrat dhe se tani është në pritje të aprovimit të propozimit francez nga pala maqedonase. Ai gjithashtu falenderoi dhe komisionerin Oliver Varhelyi për mbështetjen ndaj Shqipërisë.
“Ne rikthehemi këtu së bashku me ministrën e infrastrukturës dhe energjisë si dhe me skuadrën e ARRSH-së, së bashku me punonjësit që këtu vazhdojnë të merren me detaje jashtë trasesë së rrugës, përmirësime të mëtejshme të natyrës. Pasi sot u bë e mundur që një mik i çmuar përveçse komisioneri europian për Zgjerimi të vinte këtu, në pamundësi për të qenë me ne në ditën e lajmëruar të çeljes së Bypasit, gjë që lidhje me domosdoshmërinë për të çliruar fluksin e makinave, sidomos në fundjavë.
E pra, sot është një ditë shumë e bukur këtu, është gjithmonë kënaqësi të ngjitesh për të shijuar këtë panoramë të mrekullueshme të Vlorës dhe Gjirit të Vlorës, por është edhe një ditë që jam i bindur se Komisioneri do na thotë diçka më shumë në lidhje me atë që ne presim dhe është fillimi formal i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Unë nuk dua të zgjatem me këtë pikë, gjërat i kemi thënë aktualisht parlamenti i RMV është i mbledhur me shpresë për të miratuar në fund të një debate tejet të politizuar dhe padrejtësisht, atë që quhet propozimi i fundit frances, ndërkohë që sa i përket Shqipërisë, Shqiëpria nuk ka të bëjë asgjë më shumë veçse të presë dhe mundësisht të shohim dritën jeshile tën dezuar një orë e më parë.
Nga ana tjetër do përsërisim se pavarësisht aspektit format të procesit ne do të vazhdojmë përditë njësoj sikur negociatat të ishin hapur qysh atëhere kur duhet të ishin hapur ne format dhe ivnestimet dhe financimet e garantuara falë edhe planit ekonomik të investimeve që u çua përpara nga Komisioni i ri nën kjdesin e Posaçëm të Varelyt dhe patjerët dhe me punën e përbashkët me qeverinë hollanedeze për të siguruar që të kemi propozime konkrete në samit në lidhje me si mundet që komuniteti i ri europian të përkeheht në hapa konkret komplomentar, në hapa që a nuk e zvëndësojnë dhe ndryshojnë procesin e hedhjes së hapave të plota në BE, por që e përshpejtojnë përfshirjen e Shqipërisë në BE.
Faleminderit, sic ne premtuam ashtu po ndodh po ju presim me një super diell në super gjirin e Vlorës dhe me bindjen që ju do ta shijon këtë kënaqësi të veçantë. Ju falenderoj me të gjithë mirënjohjen që ju keni bërë dhe do vazhdoni të bëjni me të njëjtën kokfortësi hungareze që ju karakterizon”, tha Rama.