Kapen dy djemtë e rinj që i vunë zjarrin malit në Berat, mister arsyet

21 August 2023, 20:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kapen dy djemtë e rinj që i vunë zjarrin malit në Berat,
Zjarrvënia në malin Partizan të Beratit

Dy djem të rinj, të cilët ndezën një zjarr në malin Partizan të Beratit, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje të konsiderueshme me pisha, janë identifikuar dhe vënë në prangat e policisë.

Ata u filmuan nga kamerat e sigurisë teksa ndezën zjarrin pranë një biznesi dhe u larguan me motorr. Arsyet e zjarrvënies nuk duhen ende.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me arrestimin e tyre, duke i kujtuar qytetarëve se zjarrvënia është vepër penale e rëndë që dënohet deri në 15 vite burg.

“Zjarret në vend! Dje u bënë publike në mediat kombëtare pamjet e momentit kur dy persona i vendosin zjarrin në mënyrë të qëllimshme një masivi pyjor në malin Partizan. Sot Policia e Shtetit arritur të identifikojë dy zjarrvënësit, t’i arrestojë dhe po vijon punën për dokumentimin e dëmeve të shkaktuara mjedisore, pronës private dhe publike.

KUJTESË‼ Është vepër e rëndë penale zjarrvënia me dënime që shkojnë deri në 15 vite heqje lirie”, shprehet Balla.


Video