Ish-deputeti socialist mbështet Erion Braçen për Bashkinë e Tiranës: Është më i mirë se Ogerta Manastirliu

1 April 2026, 16:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ish-deputeti socialist mbështet Erion Braçen për Bashkinë

Një ditë pasi konfirmoi zyrtarisht se do të shpallë kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, deputeti socialist Erion Braçe duket se po merr mbështetje edhe brenda PS-së.

Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi e ka mbështetur kandidaturën e Braçes, teksa ka deklaruar se është një risi pozitive. Sipas tij, deputeti socialist ka qenë gjithmonë aktiv për çështjet urbane dhe çështje të caktuara.

“Lëvizjen e Braçes e shoh si një risi pozitive, për shpalljen e kandidaturës dhe garës për Bashkinë e Tiranës. Nuk shoh ambient armiqësor ndaj Braçes.

Ai ka qenë gjithmonë aktiv për çështjet urbane dhe çështje të caktuara. Nuk e dimë a do përzgjidhet a jo. Ndonjëherë lidhet edhe me ambiciet e çështjes. Ndonjëherë mund të jetë i përshtatshëm për kryebashkiak por s’i shkon mendja apo nuk është propozuar”, tha Koçi.

Ndërsa i pyetur se kë do të zgjidhte mes Braçes dhe Manastirliut, Koçi tha se kandidimi i deputetit do ishte i përshtatshëm dhe nuk ia ulte vlerat as kandidates tjetër.

“Braçe apo Manastirliu? Unë nuk mund të përgjigjem se do ishte provokuese. Por Braçe do ishte një kandidaturë e përshtatshme. Natyrë me përvojë shtetërore, skrupuloz, gazetar, me moral politik dhe shpresoj që t’ia dalë në fund, e shoh të përshtatshme si kandidaturë dhe uroj t’ia dalë.

Por kjo nuk ia ul dinjitetin kandidatëve të tjerë. Megjithatë kandidatët zgjidhen nga strukturat e partisë. Kjo do ishte një kandidaturë optimale dhe për Partinë Socialiste”, deklaroi ai në një intervistë.


Video