Iku përfundimisht nga PD, Gjekmarkaj tallet me Evi Kokalarin: La pendët e uruara...

2 October 2022, 15:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Iku përfundimisht nga PD, Gjekmarkaj tallet me Evi Kokalarin: La
Evi Kokalari, Agron Gjekmarkaj

E revoltuar nga manipulimi në zgjedhjet e FRDP, Evi Kokalari, deklaroi largimin përfundimtar nga radhët e Partisë Demokratike, gjë që ka sjellë edhe një reagim ironik të deputetit demokrat Agron Gjekmarkaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Gjekmarkaj shkruan duke u tallur se pas ikjes së Faik Konicës dhe Ismail Kadaresë nga vendi, kjo është e treta.

“Si kometë u shfaq Kokalari në botën tonë të trazuar dhe tani po ikën duke lënë pas ankth e pasiguri, shumë mall , brengë, dilema. Pas ikjes se Konicës dhe Kadaresë kjo është e treta. Na premtoi rithemelimin por na la pendët e zhgënjyer e uruara”, ironizon në statusin e tij Gjekmarkaj.


Video