Senatorja e New Hampshire në ShBA, Jeanne Shaheen ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri ku është takuar me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, si dhe një sërë përfaqësuesish nga qeveria dhe opozita.
Ambasada amerikane në Tiranë bën me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se Shaheen edhe me disa prej afganëve të strehuar në Shqipëri. Gjatë takimeve, ajo është shoqëruar nga ambasadroja amaerikane Yuri Kim.
Në njoftim thuhet se senatorja Shaheen është anëtare e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, ku shërben si Kryetare e Nënkomitetit për Europën, si dhe në Komitetet e Senatit për Shërbimet Ushatarake, Përvetësëimet, Biznesin e Vogël dhe Sipërmarrjen, si dhe në Komisionin e Përzgjedhur për Etikën.
Postimi i plotë:
Senatorja e New Hampshire në Shtetet e Bashkuara Jeanne Shaheen vizitoi Shqipërinë sot për të ndërvepruar me zyrtarë shqiptarë dhe për t’u takuar me të evakuuarit afganë. Senatorja Shaheen u takua me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama, si dhe një sërë përfaqësuesish nga qeveria dhe opozita. Ajo u takua gjithashtu edhe me disa prej shumë të avakuuarve afganë që Shqipëria mirëpriti bujarisht. E zgjedhur në Senat në 2009, Senatorja Shaheen është anëtare e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, ku shërben si Kryetare e Nënkomitetit për Europën, si dhe në Komitetet e Senatit për Shërbimet Ushatarake, Përvetësëimet, Biznesin e Vogël dhe Sipërmarrjen, si dhe në Komisionin e Përzgjedhur për Etikën.