Kryeministri Edi Rama ka deklarauar se pakënaqësia e zjarrfikësve me rritjen e pagës që u bëri Qeveria është e drejtë, por shtoi se me buxhetin e ri do të ketë një tjetër rishikim.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në rrjetet sociale, Rama tha se në fillim të vitit të ri do të ketë një rritje tjetër për zjarrfikësit, mjekët dhe infermierët.
"Një rritje page për zjarrëfikësit, as nuk i përgjigjet në fakt kërkesës së bërë prej tyre me të drejtë e as i përgjigjet objektivit tonë se është një rritje për këtë tremujor ndërkohë me buxhetin e ri do ketë tjetër rritje sic do ketë dhe për mjekët, infermierët dhe mësuesit.
Dua t’u them gjithë punonjësve zjarrëfikës jam absolutisht dakord me këtë shprehje pakënaqësie apo pasigurie ndoshta që nuk e kemi shpjeguar si duhet ky është vetëm hapi i parë në këtë fundviti për të filluar si për gjithë kategoritë e tjera për të cilët rritëm pagat, ndërkohë që menjëherë me buxhetin e ri si do parashikojmë një tjetër rritje për të vijuar të përballojmë inflacionin e luftës për pensionistët do ketë rritje për zjarrfiëksit, mjekët, infermierët e mësuesit." tha Rama.