Shqipëria ka dënuar aneksimin e katër rajoneve Donesk, Luhanks, Zhaprozhzhia dhe Kherson në Ukrainë nga Rusia.
Përmes një njoftimi për mediat, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka bërë me dije se Shqipëria nuk do të njohë rezultatet e paracaktuara në këto zona. Sipas ministres, çdo aneksin i territorit të një shteti në një shtet tjetër sovran, është shkelje e parimeve e Kartës së OKB.
“Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara. Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar”, thuhet në reagimin e qeverisë shqiptare.