Menaxhimi i mbetjeve, Rama mbledh sot kryebashkiakët

30 September 2022, 07:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Menaxhimi i mbetjeve, Rama mbledh sot kryebashkiakët
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme kryebashkiakët në një takim ku fokusi kryesor do të jetë menaxhimi i integruar i mbetjeve.

Ky takim i Ramës me kryebashkiakët vjen në prag të sfidës elektorale për zgjedhjet vendore, në një kohë kur PS ka nisur edhe ristrukturimin e bazës së partisë.

Në takim do të jetë e pranishme edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, si edhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf. Takimi pritet të nisë në orën 10:00 dhe të zgjasë deri pasdite në 16:00, ku do të ketë disa panele dhe diskutime.


Video