Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka, është shprehur se financimet ruse nuk kanë lidhje me përjashtimet apo masat që do të merren për deputetët e kësaj force politike.
Këtë deklaratë e dha në një intervistë për Euronews Albania, kur u pyet se nëse do të përjashtohet Lulzim Basha nga PD, nëse vërtetohet se ka pasur financime ruse në këtë parti.
“Kjo nuk ka lidhje me përjashtimet apo masat që mund të merren. Nëse vërtetohet se ka shkelje të ligjit dhe kjo nuk vërtetohet vetëm nga auditi i PD-së, atëherë kjo çështje kalon më tej se PD. Kështu që nuk bëhet fjalë për përmasa administrative brenda PD-së”- theksoi Paloka.