
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj, në fjalën e tij në mbledhje, tha se duhet aksion politik dhe se kjo qeveri duhet të rrëzohet me çdo kusht.
Aleksandër Biberaj i kërkoi sot Sali Berishës që të vendosë datën për protesta kundër qeverisë Rama. Ish-kryeministri, tha se mirëkupton dhe e ndjen atë që po “vlon”, referuar rebelimit të qytetarëve, sipas tij.
Debati në mbledhje
Paloka: Faleminderit doktor, tani do të kalojmë në çështjen e vetme. Kështu që media….
Aleksandër Biberaj kërkon fjalën në sallë
Berisha: Të flasë edhe Sandri (Aleksandër Biberaj)
Paloka: E do me media?
Berisha: Po, po…
Aleksandër Biberaj: Duhet të kemi një axhendë dhe datë për protesta. Ai (Rama) do aksion politik nuk rrëzohet me konferenca shtypi apo Facebook.
Edi Paloka: Një sekond, a ka mundësi të mos flisni të gjithë. Këtë pikë e kishim herën e kaluar në rendin e ditë, që u fol për greva dhe protesta.