Kandidati për kreun e PD-së, Ibsen Elezi ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve në PD-së, tre ditë para zhvillimit të tyre. Përmes një deklarate nga selia blu, Elezi tha se procesi zgjedhor po kryhet në kundërshtim me statutin e PD si dhe se ka probleme me listat e anëtarësisë.
Elezi kërkohen që zgjedhjet për kryetarin e PD-së të shtyhen deri në momentin kur të ketë lista anëtarësie të sakta, si dhe të jetë ngritur Komisioni i Apelimit.
“Vendosa të konkurroj në pozicionin e kryetarit të PDSH. Pas regjistrimit tim si kandidat po konstatoj një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore.
Asnjë nga elementët e primares dhe debatit nuk po zbatohet në këtë proces. Gjithashtu ka pasur edhe defekte të rënda me listat, kjo e pohuar edhe nga komisioni elektoral. Procesi zgjedhor po kryhet në kundërshtim me statutin e PD.
Është konstatuar nga ana ime që nuk është ngritur komisioni i Apelimit. Ky komision është i vetmi organ që garanton mbarëvajtjen e procesit sipas normave statuore. Për sa më sipër, duke qenë se Komisioni i Rithemelimit ka premtuar disa herë demokratizimin dhe garën e drejtë kërkoj riparimin e listave të anëtarësisë para se të vazhdojë të kryhet ky proces zgjedhor, dhe shtyrjen e procesit zgjedhor deri në plotësimin e këtyre kërkesave minimale statutore”, tha Elezi.