Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel vizitoi sot Tiranën dhe deklaroi se mbështet plotësisht nismën “Open Balkan” dhe u ka bërë thirrje të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor të aderojnë në këtë nismë.
Sipas kreut të ekzekutivit të KiE-së, vendet e bashkuara me këtë nismë mund të përfitojnë shumë në nivele të ndryshme, mbi të gjitha në ato ekonomike, infrastrukturore, digjitale etj. Kujtojmë se një ditë më parë presidenti i Këshillit Evropian ishte në Serbi.
Këtë lajm e ka bërë ditur vetë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili ka postuar një foto në rrjetin social "instagram" duke pjekur qofte në skarë me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
“Kemi përgatitur qofte bashkë. Faleminderit Charles Michel për vizitën dhe për mbështetjen e së ardhmes evropiane të Serbisë!”, ka shkruar Vuçiç në një përshkrim të fotografisë në Instagram.

Charles Michel, nga Tirana tha se nisma arrin të konvergojë gjithë politikat rajonale me ato të Bashkimit Evropian, është një ndihmesë shumë e madhe më pas, për anëtarësimin e thjeshtuar në union.