Sulmi kibernetik nga Irani, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare pranë Biden telefonon Ramën

8 September 2022, 17:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmi kibernetik nga Irani, Këshilltari për Sigurinë
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ku temë e bisedës ka qenë ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin pas sulmit kibernetik.

Lajmin e ka bërë me dije përmes një njoftimi Shtëpia e Bardhë. Sullivan i ka shprehur kryeministrit Rama mbështetje e ShBA-së dhe është zotuar se do të vazhdojnë të punojnë së bashku në përpjekjet e Shqipërisë për korrigjimin dhe masat e sigurisë kibernetike.

“Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan foli sot me kryeministrin Edi Rama të Shqipërisë për të shprehur mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për aleatin tonë në NATO pas sulmit kibernetik të Iranit më 15 korrik. Ata u zotuan të vazhdojnë të punojnë së bashku në përpjekjet e Shqipërisë për korrigjimin dhe masat e sigurisë kibernetike.

Gjithashtu, z. Sullivan shprehu vlerësimin për pritjen bujare të Shqipërisë për shtetasit afganë që janë larguar nga Afganistani, shumë prej të cilëve ndihmuan SHBA-në. Ata diskutuan gjithashtu partneritetin tonë të vazhdueshëm për çështjet rajonale dhe globale, duke përfshirë NATO-n”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.


Video