Pasi e zhveshën nga të gjitha postet, socialistët tallen duke i dhënë një kockë Arben Ahmetajt

8 September 2022, 11:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pasi e zhveshën nga të gjitha postet, socialistët tallen duke i
Arben Ahmetaj

Pasi u shkarkua nga posti i zëvendës kryeministrit dhe ministrit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, është ‘zhveshur’ nga një tjetër pozicion.

Me vendim qeverie, Ahmetaj u shkarkua edhe si kryetar i Këshillit Kombëtar të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, kompetenca të cilat i kaluan ministres Belinda Balluku.

Megjithatë duket se socialistët janë treguar të ndjeshëm me “tigrin” e qeverisë, nuk e kanë lënë pa një kockë.

Ai është propozuar nga socialistët për postin e anëtarit të Komisionit për Integrimin Europian.

Në nisje të seancës së sotme plenare, kryeparlamentarja Lindita Nikolla deklaroi se propozimi është bërë nga kreu i grupit parlamentar të PS.

“Kreu i grupit të PS ka kërkuar caktimin e zotit Arben Ahmetaj si anëtar i Komisionit për Integrimin Europian”, u shpreh Nikolla. /VoxNews




Video