Prishja e marrëdhënieve me Iranin, SHBA: Do ndihmojmë Shqipërinë

8 September 2022, 11:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prishja e marrëdhënieve me Iranin, SHBA: Do ndihmojmë
Joe Biden

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri në nivel të Shtëpisë së Bardhë, kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj Shqipërisë në mbështetje të vendimit për prishje të marrëdhënieve diplomatike me Iranin.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean Pierre, tha se administrata e Joe Biden po punon me vendin tonë për të përforcuar sigurinë kibernetike, gjithashtu komentoi dhe mundësitë e zbatimit të artikullit 5 të NATO-s për të mbrojtur vendet anëtare edhe nga sulmet kibernetike.

“Roli ynë këtu është të mbështesim përpjekjet e Shqipërisë për të vënë para përgjegjësisë Iranin dhe të punojmë me Shqipërinë për të përforcuar sigurinë e saj kibernetike, si dhe të fuqizojmë normat e sjelljes së përgjegjshme shtetërore në hapësirën kibernetike.

Kjo është ajo që do të bëjmë dhe do të jemi një aleat ndihmues në atë drejtim.

Aleatët në NATO i marrin vetë vendimet e tyre sovrane se si t’i kundërpërgjigjen sulmeve kibernetike, përfshirë nëse do të thërrasin artikullin 5, pasi e di që njerëzit kanë pyetur rreth tij, prandaj kjo i takon aleatëve në NATO.

Ju e dini, ka një proces për këtë. Është një proces i shumëfishtë përpara se ne mund të aktivizojmë Artikullin 5, pra edhe njëherë, kjo është një çështje që aleatët në NATO do ta diskutojnë”, u shpreh Karine Jean Pierre, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.


Video