Humbi me mbi 6 mijë vota diferencë/ "Bashkë Fitojmë" ankimon në KQZ rezultatin për Bashkinë e Maliqit, ja problematikat

17 May 2023, 21:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Humbi me mbi 6 mijë vota diferencë/ "Bashkë
Gëzim Topçiu dhe Alfred Gega

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i dyshes Berisha-Meta ka ankimuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultatin për KZAZ 70, si për kreun e Bashkisë Maliq, po ashtu edhe për Këshillin Bashkiak të kësaj bashkie.

Në shkresën e depozituar në KQZ, ky koalicion pretendon se ka pasur parregullsi në fletët e votimit që janë numëruar. Sipas ankimit fletët e votimit që duhet të shpalleshin të pavlefshme pasi kishin probleme me vulat, janë përfshirë në rezultat.

“Nuk përputhet numri i zgjedhësve me fletët e përdorura, me renditjen sipas pajisjes elektronike të identifikimit të personave me fletët e marra në dorëzim për disa qendra votimi: 3789, 3790, 3792, 3795, 8313, 3815, 3816.

Numri i fletëve të përdorura është më i vogël se diferenca e numrit të fletëve të marra në dorëzim, me numrin  e gjendur në kuti dhe numërimin e fletëve të dëmtuara në disa QV: 3822, 3823/1, 3824, 3826, 3827, 3827/1, 3828″.

Sipas “Bashkë Fitojmë”, këto parregullsi kanë ndikuar në rezultatin e thellë përfundimtar të Kryetarit të Bashkisë së Maliqit.

Kujtojmë që në bashkinë Maliq, Gëzim Topçiu i PS fitoi një tjetër mandat pasi grumbulloi 13592 vota, kurse kundërshtari nga “Bashkë Fitojmë” Alfred Gega mori 6886 vota.


Video