Enkelejd Alibeajt komunikoi sot vendimin e tij për dorëheqjen nga posti i kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike dhe kreu i grupit parlamentar. Ai tha se këtë vendim e ka marrë si shenjë përgjegjësie dhe reflektimi nga rezultati katastrofal i opozitëz në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Tashmë me largimin e Alibeajt si kryetar i grupit parlamentare të PD-së, kryetar në detyrë do të jetë Ervin Salianji, deri në zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të thirrur nga Gazment Bardhi.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së do të vendoset dhe se kush prej nënkryetarëve të PD-së do të jetë kryetari në detyrë i partisë.
Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj pas humbjes së thellë, në zgjedhjet vendore të 14 majit, zhvilloi një komunikim për mediat, ku edhe njoftoi largimin e tij nga drejtimi i partisë dhe po ashtu nga pozicioni si drejtues i grupit parlamentar.
Reagimi i Bardhit:
“Pasi jam njohur me deklaratën e Nënkryetarit të Partisë z. Enkelejd Alibeaj, që ushtron përgjegjësinë e drejtuesit të Partisë, se heq dorë nga ushtrimi i kësaj përgjegjësie dhe nga detyra e Kryetarit të Grupit Parlamentar, kam thirrur në një takim urgjent pune për të diskutuar për situatën Nënkryetaren e Partisë Jorida Tabaku, për të vlerësuar mbi zbatimin e nenit 46 të Statutit, në këtë periudhë tranzitore.
Sipas nenit 46 te Statutit në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri”, shkroi Bardhi.