Në Tiranë janë numëruar të gjitha kutitë në qendrat e votimit për Këshillat Bashkiak ku Partia Socialiste ka fituar bindshëm me 34 mandate ose me 50.41 % nga 61 në total.
Bashkë Fitojmë ka humbur një mandat drejt fundit dhe arriti të marrë vetëm 15 mandate 23.29 % të votave. Mandati i humbur i përkiste Keda Kaceli, e cila tërhoqi vëmendjen e mediave me mallkimin "Iu shoftë fara" për të gjithë ata që votuan Belind Këlliçin.
Mandati i humbur nga "Bashkë Fitojmë" i kaloi Partisë Socialdemokrate, e cila numëron 3 mandate ose me 4.38 % të votave. Partia Demokratike zyrtare u rendit forcë e tretë me 6.79 % të votave që përkthehen në 4 mandate. Lëvizja Bashkë, Nisma Thurje, PDIU, LZHK dhe PR morën nga 1 mandat.
Statusi i Keda Kacelit i cili humbi vendin në Këshillin Bashkiak:
“Mendoja…ose mo mire e dini si o puna? Sot sfol do me asnji letraren e PPSH. Kshuqe… Menojsha se Tirona meritojte me verte nji Belind. Po Tirona nuk qeka gati per nji cun zotni. Tirones i ka hum zotnilliku dhe nuk ia njofin mo as eren zotnijve. Ne gjithnji kemi pas ne do kemi Zotin para cdo gjoje ju s’keni as dine as imon.
Ne pranej para jush jemi zotnilere. Ju si ne s’do bohi kurre! Ju thojsha Tirona Be Lind se e besojsha me verte, po po me verte. Shume pri jush me pytshit mceftas, ne une ju thojsha Tirona Be Lind. Kaq. Po Tirona sot humi nji Belind qe do ta qaje gjate. Shume gjate. Ju qe se votut ju shofte fara, ju qe e besut, qofshi beku! Te jom mirenjoftese per zotnillikun mer cun zotni. Kryt nolt Belind Këlliçi”, shkruan ajo.