Hidhet shorti në KQZ/ Meta-Berisha nuk do të kenë numërues në të gjithë vendin, por vetëm tek tavolinat me numër tek

25 April 2023, 12:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hidhet shorti në KQZ/ Meta-Berisha nuk do të kenë numërues
Shorti në KQZ

Koalicioni "Bashkë Fitojmë" i dyshes Meta-Berisha nuk do të ketë numërues në të gjithë vendin për zgjedhjet lokale të 14 Majit, pasi numëruesi i katërt do të ndahet mes Partisë së Lirisë dhe Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Nga shorti i hedhur ditën e sotme në KQZ është caktuar që koalicioni "Bashkë Fitojmë" do të ketë numërues të votave vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjitha KZAZ-të e vendit, pra do të jetë një numërues i Partisë së Lirisë.

Ndërsa, tek tavolinat e numërimit me numër çift do të jetë një numërues i PDIU-së së Shpëtim Idrizit.

Pra, në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjithë vendin numëruesit do të jenë 2 përfaqësues të Partisë Socialiste, 1 i Partisë Demokratike dhe 1 i Partisë së Lirisë. Ndërsa në tavolinat e numërimit me numër çift në të gjithë vendin numëruesit do të jenë 2 përfaqësues të Partisë Socialiste, 1 i Partisë Demokratike dhe 1 i PDIU-së.


Video