Kandidati zyrtar i Partisë Demokratike Roland Bejko ka komentuar skandalin e rivalit të tij Belind Këlliçi për bashkinë e Tiranës i cili një ditë më parë komentoi se nuk ka diplomë të shkollës së mesme.
Bejko u shpreh në Report TV, se shteti duhet të veprojë duke theksuar se akti i fshehjes është shumë i rëndë. Ai tha se Belind Këlliçi ka bërë zgjedhjen e gabuar duke u kthyer në instrument në duart e non gratës.
“Nëse ka penalitete dhe për çështjen e diplomimit, në kuptimin ligjor, natyrisht shteti duhet të veprojë. Nuk e di nëse është apo jo i diplomuar, se ka njerëz që s’janë të diplomuar dhe janë shumë të zotë. Por fakti i fshehjes, mos thënies së të vërtetës është shumë i rëndë. Në aspektin moral ka përgjegjësi, mua do më vinte turp të gënjeja për punën e diplomimit tim, ta fshehja atë. Kjo është personale në aspektin moral.
Në aspektin politik, Belindi ka bërë zgjedhjen e gabuar, është bërë instrument në duart e non gratës që është refuzuar nga SHBA. Nuk i mjafton non grata, ka mbrapa edhe Ilir Metën, përfaqësues i majtë, negativ më të lartë dhe se zoti Berisha. Ka një kosto shumë të lartë në opinion publik negativ. Mesazhet që jep Belindi janë popullsitë të majta. Mesazhe të parealizueshme. Qoftë kjo edhe për tunelin nëntokësor, është i parealizueshëm. E dini pse? Është falso nuk shërben për asgjë, aksi nga 15-katëshi deri në fundin e Bulevardin Zogu i Zi është aksi që s’ka fare trafik.