Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sërish kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike.
Kërkesa është firmosur nga 35 deputetë të PD-së ku mes tyre vihet re dhe firma e ish-kryetarit të partisë Lulzim Basha. Kjo është herë e dytë që grupi parlamentar i PD-së kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike, pasi atë të herës së parë u rrëzua të enjten e kaluar në Kuvend me votat e mazhorancës.
Përsëritja e kërkesës u bë pasi Agron Duka tërhoqi firmën pak ditë më parë, ndërsa në vend të tij për ngritjen e komisionit firmosën Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha, të cilët sipas argimentimeve të demokratëve për shkak të axhendës nuk kishin mundur të firmosnin. Ajo që vihet re është se herën e kaluar ishte dhe firma e deputetes Ina Zhupa, ndërsa këtë herë mungon. Siç duket ajo është tërhequr, pasi kali në krah të Berishës ku u zgjodh dhe anëtare Kryesie.
Të enjten, Bardhi akuzoi mazhorancën se po nxjerr justifikime të kota, për të penguar hetimin dhe transparencën me abuzimet që qeveria po bën me pronat publike, ku kanë përfituar miq dhe familjarë të ministrave socialistë. Ai premtoi se opozita do i shkojë kësaj çështje deri në fund.
Deputetët që kanë firmosur kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike
1. Agron Gjekmarkaj
2. Alfred Rushaj
3. Andia Ulliri
4. Arbi Agalliu
5. Bledjon Nallbati
6. Bujar Leskaj
7. Dashnor Sula
8. Dashamir Shehi
9. Dhurata Çupi
10. Emilja Koliqi
11. Enkelejd Alibeaj
12. Eralda Bano (tase)
13. Ferdinant Xhaferraj
14. Flamur Hoxha
15. fatjon veizaj
16. Fatmir Mediu
17. Flutura Açka
18. Gazment Bardhi
19. Greta bardeli
20. Ilda Dhori
21. Helidon Bushati
22. Jorida Tabaku
23. Kastriot Piroli
24. Xhelal Mziu
25. Kreshnik Çollaku
26. Lefter Gështenja
27. Lindita Metaliaj
28. Lulzim Basha
29. Merita Bakiu
30. Orjola Pampuri
31. Ramadan Likaj
32. Saimir Korreshi
33. Seladin Jakupllari
34. Zef Hila
35. Zheni Gjergji