"U bë i gjallë për të goditur qeverinë për Vjosën", Rama "fal" Leonardo Di Caprio-n, se e ka shok ministrja Kumbaro

13 June 2022, 12:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"U bë i gjallë për të goditur qeverinë për
Leonardo Di Caprio dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar aktorin Leonardo Di Caprio gjatë aktivitetit për nënshkrimin e memorandumit që i hap rrugë shpalljes Park Kombëtar të lumit Vjosa. Kujtojmë që Di Caprio ka qenë një nga më të zëshmit për mbrojtjen e lumit të egër të Europës.

Rama deklaroi se aktori amerikan u bë i gjallë vetëm për të goditur qeverinë, ndërkohë që nuk reagon tani që qeveria merr një vendim në përputhje me kauzën e tij. Më pas ai vazhdoi me ironi, duke thënë se duke e sharë, aktori do të reagojë.

“Më kanë shënuar diçka këtu për Leonardo Di Caprion pasi u bë i gjallë për të goditur qeverinë, por nuk u bë i gjallë për ta mbrojtur qeverinë. Tani që qeveria po bën atë që atij i kishin thënë që nuk kishim ndërmend ta bënim, por që ndërkohë po e bëjmë.

E ka shok të mirë ministrja e Turizmit, prandaj nuk po i bie më shumë. Mbase këto goditje do t’i shkojnë në vesh, pasi mund ta kishim lajmëruar dhe nuk do t’i vente në vesh fare. Mbase duke e sharë pak do t’ia kapi veshi”, tha Rama.

 


Video