“Hë mo tani, ik na lër rehat”/ Gjiknuri e fton të flasë në festë, Rama reagon ashpër (Video)

13 June 2022, 00:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Hë mo tani, ik na lër rehat”/ Gjiknuri e fton të
Edi Rama

Partia Socialiste ka festuar 31-vjetorin, me praninë e shumë personaliteteve të ftuara, kryesisht ata që kanë kontribuar në Partinë Socialiste.

Kamera ka kapur një moment nga ceremonia, ku kryeministri Edi Rama sikletoset nga Damian Gjiknuri.

Festa është përshëndetur vetëm nga një fjalim i shkurtër i Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, i cili në fund të fjalimit të tij i dha mundësi kryeministrit Rama për të folur.

“Dua t’ju uroj të gjithë socialistëve, 31 vjetorin paçi gjithçka të mirë në familjet tuaja. Të rrojë PS dhe të rrojë Shqipëria. Le të argëtohemi. Nëse kryetari do le të thotë ndonjë gjë,”- tha Gjiknuri me mikrofon.

Ndërsa Rama, duke i bërë gjeste me dorë, lë të kuptohet se i thotë: Hë më lëre tashi. Ik na lër rehat.


Video