Gonxhe u transferua në Tiranë, Blendi Klosi pritet të caktohet drejtues politik në Dibër

5 December 2024, 10:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gonxhe u transferua në Tiranë, Blendi Klosi pritet të caktohet
Blendi Klosi

Burime për VoxNews bëjnë me dije se Blendi Klosi pritet të jetë drejtues politik në Dibër, pas zhvendosjes se Blendi Gonxhes ne Tirane. 

Klosi, një figurë e rëndësishme brenda të majtëve, do të ketë përgjegjësinë për menaxhimin e fushatës në këtë qark, ndërkohë që Gonxhja do të fokusohet në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Ky ndryshim vjen ndërsa Partia Socialiste po riorganizohet në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Më herët Klosi ka drejtuar fushatën e socialistëve në qarkun e Vlorës. Gjithashtu ai mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm në selinë rozë


Video