Hetimet për ish deputetin e PS, Jurgis Çyrbja/ Thirret në SPAK ish kreu i OSHEE-së, Adrian Çela

5 December 2024, 10:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hetimet për ish deputetin e PS, Jurgis Çyrbja/ Thirret në SPAK
Adrian Çela (foto-arkiv)

Në kuadër të hetimeve për ish deputetin e PS, Jurgis Çyrbja, SPAK ka thirrur për të dëshmuar ish kreun e OSHEE Adrian Çela.

Çela do të pyetet në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut të Durrësit. Për të njëjtën dosje u pyet edhe ish-kryebashkuaku i Durrësit Vangjush Dako

Cyrbja është arrestuar me akuzën për korrupsion në zgjedhje e nxjerrje sekreti. Emri i tij u vendos në listë të sigurt të kandidatëve për deputetë të PS pas ndikimit nga njerëz të krimit.


Video