Shkëlzen Berisha ka folur pas daljes nga GJKKO, ku është marrë në pyetje lidhur me tragjedinë e Gërdecit. Shkëlzen Berisha tha se ky është teatër politik.
Shkëlzen Berisha: Të 71 dëshmitarët ndahen në tre kategori, familjarë, ose punonjës të shtetit, ose kompanisë që kanë pasur lidhej me procesin. Unë jam i vetmi dëshmitar që s’kam lidhje me këto tre kategori. Kam thënë që dëshmia ime një vit më parë s’ka asnjë lidhje me akuzën. Asgjë ato që thanë s’ka lidhje me akuzën, skam asnjë informacion që mund ti shërbej akuzës, teatër politik. Në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babi, në darkë ekzekutohet masa e sigurisë.
Gazetarja: Por, ka një faks me emrin tuaj...
“Jua kam thënë dhe para një viti. Takimet kanë qenë në lidhje me natyrën personale, politike dhe lidhje të tjera. Jo për këtë çështje. Delijorgji përveç se ka qenë i përfshirë në këtë çështje, ka qenë sipërmarrës. E kam njohur si sipërmarrës. Qartësia nga unë ka qenë që në fillim. Ky faks nuk është nisur nga adresa ime dhe as nuk kam bërë asnjë gjë të tillë. Bumçin dhe Mediun i kam pasur miq dhe para se të ishin në këtë post, dhe tani. Jam thirrur para 1 viti dhe për këtë çështje. Kam diskutuar për një çështje tjetër. I kam takuar para se të mbanin funksione të tilla dhe pasi i kishin dhe sot. Bisedat janë si ato që bëhen me miqtë, siç bëni dhe ju”, tha ai.
Pyetje: A është hetuar Gërdeci siç duhej?
Shkelzen Berisha: Nuk e di nëse tragjedia nëse është hetuar siç duhej, s’jam as gjyqtar dhe as prokuror. Por politizimi i kësaj çështje nuk e ka ndihmuar të vërtetën dhe hetimin.