Aktivisti i njohur Genc Sejko ka lëshuar një batutë therrëse për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili është kapur mes vorbullës së akuzave të rënda për përfshirjen familjarisht në aferën e ndërtimit të kullës 65-katëshe në Tiranë, çka duket se e ka sforcuar të dalë publikisht dhjetra herë për të denoncuar inceneratorët.
Në kulmin e skandalit për kullën mbi 100 milionë euro "Mali i Tiranës", Foltorja udhëzoi të vetët të mos merren me të, por të përqëndrojnë të gjitha forcat vetëm te inceneratorët. E pikërisht këtë periudhë Berisha e shfrytëzoi për ta hedhur vëmendjen sa më larg kullës.
Këtë situatë, Sejko e ka përshkruar saktësisht me një batutë të vetme.
"Dëgjova doktorin në konferencë për shtyp. Në thelb ajo që tha ishte: Ma mbaj pak kullën sa të shaj inceneratorin", shkruan Sejko në rrjetet sociale, duke nxitur jo pak reagime.
