Balla i ashpër: Ta mbrojmë me çdo kusht Sarandën nga ndërtimet pa leje

15 August 2023, 16:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Balla i ashpër: Ta mbrojmë me çdo kusht Sarandën nga
Taulant Balla / Saranda


Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar sot një vizitë në Sarandë, ku në qendër të diskutimeve kanë qenë krimet mjedisore dhe ndërtimet pa leje.

Duke u nisur nga dy ndërtimet e fundit pa leje të zbuluara në Ksamil, Balla ka kërkuar "ndëshkim ekzemplar" dhe është sprehur se duhet bërë çmos që situata të mos përsëritet.

Ai gjithashtu ka kërkuar role të reja për prefektët dhe nënprefektët, duke thënë se do të kërkojë ndyrshime ligjore në parlament.

"Ta mbrojmë me çdo kusht Sarandën, “Maldivet e Europës” nga çdo formë e krimit mjedisor. Të mos lejojmë që gabimet e së shkuarës të përsëriten më kurrë. Ai ndërtim pa leje që u shfaq dy ditë më parë duhet të na vendosë të gjithëve në alarm. Si ka mundësi?!

Duhet ndërshkim ekzemplar dhe rikthim të menjëhershëm në gjendjen e mëparshme. Dua një rol të ri të institucionit të Prefektit dhe Nënprefektit në territor dhe shumë shpejt do të çojmë në Kuvend ndryshimet ligjore për këtë qëllim. Duhet që ju të koordinoni task-forcat kundër fenomenit të zjarr-vënies", ka deklaruar ndër të tjera Balla.


Video