Gabriel Escobar viziton më 11 prill Shqipërinë, zbardhet agjenda: Takon Alibeajn, shmang Metën dhe grupin e Berishës

3 April 2023, 11:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gabriel Escobar viziton më 11 prill Shqipërinë, zbardhet agjenda:
Gabriel Escobar

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet që të vizitojë Shqipërinë në datën 11-13 prill.

Ndërkohë, është zbardhur dhe agjenda e takimeve të tij. Mësohet se ai do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama, presidentin e Republikës, Bajram Begajn si dhe takime me PD-në zyrtare, kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj, nënkryetaren Jorida Tabaku dhe sekretarin e përgjithshëm Gazment Bardhi.

Escobar shmang takimet me Ilir Metën si dhe me grupimin e Sali Berishës. Mësohet se në fokus të diskutimit do të jetë forcimi i marrëdhënieve ShBA-Shqipëri.


Video