Rama prezanton podkastin e tij: Flasim edhe me kundërshtarë, të ftuar politikanë e artistë

3 April 2023, 08:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama prezanton podkastin e tij: Flasim edhe me kundërshtarë, të

Kryeministri Edi Rama do të nisë së shpejti podcastin e tij.

‘Flasim’ do të quhet podcasti, ndërsa kreu i qeverisë ka dhënë sot disa detaje. Ai thotë se në këtë podcast do të ketë të ftuar politikanë, por edhe njerëz nga sfera të ndryshme, si arti, media apo kultura. 

Gjithashtu nuk do të mungojnë as kundërshtarët e tij, të cilët do të marrin ftesë, por do të jenë në dorën e tyre nëse do të pranojnë një ‘përballje’ me kreun e qeverisë.

"Flasim është një eksperiencë re, për mua dhe ju. Flasim është podcasti im i  menduar për të folur lirshëm në praninë tuaj me njerëz të njohur a të panjohur. Personazhe të skenës publike, politikës, artit, kulturës, medias, shqiptarë, të huaj, miqësorë apo jo ndaj meje. Por edhe protagonistë të jetës shqiptare aty ku nuk hyjnë sytë e vëmendjes publike, madje edhe kundërshtarë pse jo, nëse e pranojnë ndonjëherë ftesën. Kjo është dëshira! Flasim”, thotë Rama.


Video