Kandidati i Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës iu rikthye akuzave drejtuar bashkisë për impiantin e trajtimit të mbetjeve të Sharrës.
Belind Këlliçi, përmes një video-mesazhi i referohet njëbisede telefonike të një shtetasi italian, për të akuzuar se pajisjet e incenerimit janë të vjetruara, apo për të sulmuar kostot e tyre.
Por, gazetari Habjon Hasani, duke iu referuar deklaratës së Këlliçit thotë se ajo nuk ka bazë.
Ndonëse ekziston vetëm një bisedë telefonike me një italian që thotë se është blerë incenerator në Rumani, ndonëse i ashtuquajturi dëshmitar italian nuk jep asnjë evidencë, provë, apo indicie orientuese për gjërat që pretendon, Këlliçi e ka bërë fakt të kryer dëshminë e italianit, duke bërë kauzë një dëshmi që nesër mund të rezultojë edhe mashtrim.
Hasani këshillon kandidatin e Berishës që të bëjë kujdes.
“Po të marrin më qafë Belind, italian është dhe Karlo Bolino që ti pretendon se të ka rënë më qafë, trajtoji njësoj italianët Belind, kërko njëherë prova pastaj hidhu në sulm”, shkruan ai.
“Nëse dëshmia e atij italianit do rezultojë blof (me shumë gjasa) askush nuk do mbajë mend emrin e italianit Belind, madje as të atyre që e sollën si scoop, do mbahesh mend veç ti që ja fusje kot si kandidat që u peshkove nga një mashtrues italian. Prova Belind, pastaj akuza”, mbyll reagimin e tij gazetari Hasani.