Luçiano Boçi unifikon opozitën në Elbasan, 10 parti firmosin marrëveshjen në mbështetje të tij

1 April 2023, 16:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luçiano Boçi unifikon opozitën në Elbasan, 10 parti
Takimi i sotëm

Ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi do të jetë kandidati i vetëm i opozitës përballë kandidatit të mazhorancës, Gledian Llatja për Bashkinë e Elbasanit në zgjedhjet e 14 Majit.

Jo vetëm që PD-ja zyrtare nuk nxorri kandidat tjetër, por doli në mbështetje të tij, por dhe me partitë e tjera, ai ka formosur sot një marrëveshje bashkëpunimi ku do të jenë në mbështetje të tij. Në një postim në rrjetet sociale, Boçi shkruan se ky konsensus i gjerë do ta çojë opozitën drejt një fitoreje të sigurt në zgjedhjet vendore të 14 majit.

"Firmosëm sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit me forcat politike për të maksimalizuar rezultatin në 14 maj

Krenar dhe besimplotë se marrëveshja me një spektër të gjerë të partive opozitare reflekton gjithë nevojën dhe pritshmërinë e qytetarëve për ndryshim! Më vjen mirë që edhe njëherë Elbasani tregoi që është qytet i qyteteve, siç e quaj unë. Ne reflektojmë gjithnjë një harmoni njerëzore mes nesh dhe sot po tregojmë edhe një harmoni politike, e cila reflekton bashkimin e qytetarëve. Kjo nuk është një betejë për Luçiano Boçin por është një betejë për qytetarët" shkruan Boçi.

Pjesë e marrëveshjes së nënshkruar sot forcat që mbështetën kandidaturën e Luçiano Boçit janë: Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia e Lirisë, Partia Demokristiane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Lëvizja e Legalitetit, Partia Republikane, Partia Agrare Ambientaliste, Partia për Europianizim dhe Integrim, Aleanca Liberale e Djathtë, Balli Kombëtar.


Video