FOTOT: Rama nga mali i shenjtë i Athos, në Kuvend për pagat e gjyqtarëve

17 September 2026, 22:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

FOTOT: Rama nga mali i shenjtë i Athos, në Kuvend për pagat e

Kryeministri Edi Rama është paraqitur në Kuvend, teksa në seancën plenare po diskutohet projektligji i Partisë Socialiste për pagat e magjistratëve.

Drafti i PS-së parashikon një rritje me rreth 8 500 lekë të pagës referuese, ndërsa magjistratët kërkojnë një rritje rreth 9 herë më të lartë, e miratuar edhe nga KLGJ dhe KLP.

Projektligji është kundërshtuar nga opozita dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e cilësoi nismën një “puç kushtetues” dhe deklaroi se demokratët do të votojnë kundër.

Opozita kërkoi tërheqjen e projektligjit për konsultime të mëtejshme me institucionet e drejtësisë, por kërkesa u rrëzua me 79 vota kundër.

Kujtojmë që Rama së bashku me djalin e tij, Gregorin, ka udhëtuar dje pas takimit në Korçë drejt Greqisë, për të shkuar në shtetin Monastik të Athosit dhe në manastirin e shenjtë të madh të Vatopedhit.

Kryeministri Edi Rama dhe djali i tij, kanë kaluar natën në këtë manastir për tu larguar prej andej vetëm mëngjesin e sotëm.



Video