Fotolajm: Pas shkarkimit, Bledi Çuçi shfaqet si “kritik arkitekture” dhe analizon nga distanca Piramidën e rikonstruktuar

18 October 2023, 19:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fotolajm: Pas shkarkimit, Bledi Çuçi shfaqet si “kritik
Ish-ministri Bledi Çuçi

Ish-ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka zgjedhur të bëjë një shëtitje me këmbë këtë mbrëmje, teksa ka ndaluar disa çaste përballë Piramidës.

Ndërtesa e rikonstruktuar tashmë që priti liderat e samitit të Procesit të Ballkanit, duket se i ka tërhequr vëmendjen Çuçit, që po e vëzhgon nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Mesa duket, tashmë që nuk mban më mbi supe detyrën e Ministrit të Brendshëm, Çuçi ka më shumë kohë të lirë të shijojë ecjet në Tiranën e mbrëmjes.



Video