FOTO/ Zbulohet mashtrimi i Ilir Metës me foton e Tiranës, dyshohet se është Shkupi në vitin 2017

11 August 2022, 14:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Zbulohet mashtrimi i Ilir Metës me foton e Tiranës, dyshohet se
Ilir Meta

Bashkia e Tiranës ka reaguar pas postimit të Ilir Metës, ku krahasonte fotot e Tiranës së viteve ’80 me Tiranën në vitin 2021, me synim për të treguar se shumë është betonizuar dhe ndotur kryeqyteti. Bashkia thotë se në foton që Meta pretendon se është Tirana e vitit 2021, në fakt nuk është Tirana, dhe fotoja është publikuar në internet që vitin 2017. 

Reagimi i plotë:

Ilir Meta duket se ka probleme me thënien e së vërtetës. Dhe këtu s’po flasim vetëm për ekzistencën e një dosjeje të tij si spiun i Sigurimit të Shtetit, për të cilën ende s’ka dhënë sqarime dhe pritet që të zbulohet më shumë në shtator, por edhe për një postim që ish presidenti bëri sot në rrjetet e tij sociale. Me synimin për të sulmuar kryebashkiakun Erion Veliaj, Ilir Meta postoi sot një foto me pamje nga lart të një qyteti, për të cilën pretendoi se ishte shkrepur në Tiranën e vitit 2021.
 
Por, nga një kërkim i thjeshtë në Google tregon se fotoja daton të jetë postuar për herë të parë në vitin 2017 nga gazeta “Rilindja Demokratike” e Sali Berishës.
 
Përveç kësaj, pamja në foto që ngjason më shumë me Kabulin, nuk ka lidhje me asnjë zonë të Tiranës, dhe dyshohet se është shkrepur në Shkup rreth atij viti.



Video