Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas postimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili krahasonte një foto të Tiranës në vitin 1999 dhe të vitit 2021, ku pretendonte se sot ajri në kryeqytet është më i ndotur.
Në një postim në Twitter, Veliaj shkruan se është e drejtë e Metës që të ketë nostalgji për Tiranën kur ishte qytet i fuksave të sigurimit, por siç priti atë, ka pritur dhe një milionë të tjerë.
Vealiaj ka publikuar dhe tabelën me statistikat reale ku Tirana del me kualitet të mirë të ajrit, teksa sipas tij, në vitin 1999, ajo ishte me Sharrën në tym e flakë dhe me gëlqeret e Krujës si vello.
"Te kesh nostalgji per Tiranen kur ishte qyteti i fuksave te sigurimit, eshte e drejta jote. Por sic te mirpriti ty, ka mirpritur dhe 1milione te tjere! PS. Foto e Tiranes 1999 kur ishe KM me Sharren tym e flake e gelqeret e Krujes si vello. S'ke asnje ndertese 2021 ne foto!" shkruan Veliaj.
Te kesh nostalgji per Tiranen kur ishte qyteti i fuksave te sigurimit, eshte e drejta jote. Por sic te mirpriti ty, ka mirpritur dhe 1milione te tjere!
— Erion Veliaj #EYC2022 ???????????????? (@erionveliaj) August 11, 2022
PS. Foto e Tiranes 1999 kur ishe KM me Sharren tym e flake e gelqeret e Krujes si vello. S'ke asnje ndertese 2021 ne foto! ???????? https://t.co/hggs436DTO pic.twitter.com/kfwtruda4x