Foto që trazon rrjetin: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

11 August 2026, 21:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Foto që trazon rrjetin: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh është duke pushuar në Dhërmi me familjen.

Orët e fundit ndërkohë, në rrjet po qarkullon një foto e tij me Aleks Sorosin.

Foto pretendohet se është bërë këto ditë, në një nga restorantet e Dhërmiut.

Nuk dihet sa e vërtetë është kjo, por Soros prej disa kohësh, është aluduar në disa media, se qendron pas protestave të Tiranës.

Rama nuk e ka përmendur kurrë me gojën e tij, por ka thënë disa herë, se pas protestës qendrojnë dhe armiqtë e Trump.

Dhe armiku kryesor i presidentit Trump, është pikërisht Soros.

Rama ndërkohë, është ndër të vetmit politikanë, që e ka mirë edhe me familjen Trump, por edhe me Soros (të paktën deri para protestës).

Nëse foto e darkës me Soros është e këtyre ditëve, atëhere ka shumë pikëpyetje, duke parë zhvillimet e fundit të këtyre dy muajve e gjysëm, që kur kanë nisur protestat. (Vox News)


Video