Flamuri izraelit shpaloset në mes të Tiranës, Rama: Shqipëria qëndron me Izraelin

8 October 2023, 20:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Flamuri izraelit shpaloset në mes të Tiranës, Rama:

Një flamur i madh izraelit është projektuar mbrëmjen e sotme në godinën e Universitetit të Tiranës në Sheshin Nënë Tereza.

Kryeministri Edi Rama i cili ka ndarë pamjet në rrjetet sociale, thotë se Shqipëria qëndron me Izraelin, shtet që prej ditës së djeshme e ka gjetur veten nën sulmet e organizatës terroriste Hamas.

Këta të fundit kanë ekzekutuar qindra civilë si dhe kanë marrë peng shumë të tjerë.

“Shqipëria qëndron me IZRAELIN

Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave të sulmit mizor terrorist dhe të njerëzve të pafajshëm të marrë peng nga terroristët”, shkruan Rama në Facebook.


Video