Fitër Bajrami, presidenti Begaj uron shqiptarët: Begati dhe lumturi për familjet tuaja

29 March 2025, 19:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fitër Bajrami, presidenti Begaj uron shqiptarët: Begati dhe lumturi
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj ka uruar për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre, që Zoti t’u japë begati dhe lumturi.

“Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët!Përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit. Për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre, uroj që Zoti t’u japë begati dhe lumturi!”, shkroi Presidenti Begaj në rrjetet sociale.


Video