Në një video, e rrethuar nga shoqet e saj, të gjitha vajza në moshë shumë të re, Zegjine Caushaj thotë se në vetem 3 javë kandidim është bërë shenjestër e Bardhit.
Akuzat e Bardhit, Zegjinesë do ti shërbejnë për ta bërë figurë të njohur. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:
View this post on Instagram
Kjtojmë se kreu i Grupit Parlamentar të PD dhe njëkohësisht drejtues politik i qarkut Fier, Gazment Bardhi, denoncoi abuzimin më grantet në Bashkinë e Roskovecit.
Sipas tij, rezulton se grantet për bujqësinë kanë shkuar për ndërtimin e një bujtine nga mamaja e kandidates së PS për Roskovecin Zegjine Caushi.
Bardhi ka akuzuar Caushin dhe të tjerë të lidhur me pushtetin për abuzime dhe përfitime personale, duke theksuar se fondet nuk shkuan për njerëzit e zakonshëm, por për familjarët e kandidatëve./VoxNews