“Kush voton PD është 1-sh”, Berisha zbulon banerin e PD për zgjedhjet: Shkojmë drejt fitores më 11 maj!

28 March 2025, 13:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Kush voton PD është 1-sh”, Berisha zbulon banerin e PD
Sali Berisha

Kreu i PD Sali Berisha ka prezantuar në një konferencë për shtyp banerin e PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, për 11 majin.

Kryedemokrati theksoi se ata që votojnë për Partinë Demokratike janë 1-sha.

Teksa komentoi sloganin, Berisha u shpreh se flamuri kuq e zi ka një bukuri mahnitëse, ndërsa sipas tij logoja është “logoja e betejës me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 Majit”.

Sali Berisha: Nuk ka dhuratë më të madhe se sa kjo. Në të gjitha librat përshkruhet si më i miri, si i pari dhe kur fati hyjnor e tokësor i ra PD të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve dhe shqiptarëve ishte dhe është i madh. Ata që votjnë për PD, de facto janë njisha! Të jesh 1-sh është nder e privilegj.


Video