Dashnor Sula ironizon PD-në: Gruaja më e votuar në primaret e Elbasanit u fut në listë të mbyllur, kurse kandidati 'SPAKIST' s’u llogarit fare!

29 March 2025, 14:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dashnor Sula ironizon PD-në: Gruaja më e votuar në primaret e
Dashnor Sula

Deputeti Dashnor Sula sërish ironizoi lënien jashtë listave të PD për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ai tha se kandidatja grua më e votuar në primaret e PD në Elbasan u fut në listë të mbyllur edhe për shkak të kuotës gjinore të parashikuar nga kodi zgjedhor, ndërsa kandidati “SPAKIST”, epitet që nënkupton veten e tij, më i votuari i qarkut të Elbasanit në Primaret e PD nuk u llogarit fare në listën e hapur.

Sula thekson se për listën finale nuk u mor parasysh interesi i demokratëve në votimin në primare.

Postimi i Dashnor Sulës:

Primaret e PD ne Elbasan

Kandidatja grua më e votuar në primaret e PD në Elbasan u fut në listë të mbyllur edhe për shkak të kuotës gjinore të parashikuar nga kodi zgjedhor.

Ndërsa kandidati “SPAKIST” më i votuari i qarkut të Elbasanit në Primaret e PD, jo vetëm që nuk u vendos në listën e mbyllur por as nuk u llogarit fare në listën e hapur.

Demokratëve iu premtua se lista e kandidatëve për deputet do i lihej vullnetit të tyre.

Demokratët folën me votë në primare. Por interesi i demokratëve nuk përkon me interesin e atyre që firmosin listën finale.

Në listën e mbyllur të PD janë ata të cilët antarësia e Partisë Demokratike nuk i votbesoi për të qenë të parët në këtë garë.

Për Primaret Madhështore


Video