Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu vazhdon ende thirrjet që opozita të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Edhe pse dy fraksionet e PD-së e kanë shprehur qartë se do të dalin me kandidatë më vete, sipas Mediut, kjo gjë i shërben pushtetit të Edi Ramës.
Ai ka postuar një video në rrjetet sociale nga takimet e tij dhe shprehet se çdo parti politike opozitare duhet të dalë me listën e vetë të keshilltarëve, ku të gjithë sipas tij, duhet të përfshihen në shtabet elektorale të kandidatëve.
Postimi i plotë:
Opozita duhet të dali me një kandidat të vetëm në zgjedhjet bashkiake.
Cdo justifikim për të dalë me shumë sesa 1 kandidat i sherben pushtetit te Edi Rames.
Cdo parti politike opozitare duhet të dali me listen e vete të keshilltareve.
Të gjithë kanditatet për kryetar bashkije duhët të perfshinë në shtabet e tyre elektorale të gjithë keshilltarët e subjekteve politike opozitare. Cdo votë për këshilltarë duhet të jetë votë për kandidatin.
Opozita duhet të ndërtojë një marëveshje brenda vetes, ku keshilltarët për keshillat bashkiake të jenë ata që marrin me shume vota.
E djathta pa garë nuk ka vlerë.