Sulmet e Metës ndaj SPAK, Yuri Kim: Vizita e Krajës në SHBA forcon luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

25 August 2022, 09:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Yuri Kim: Vizita e Krajës në SHBA

Ambasadorja Yuri Kim është takuar me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja.

Diplomatja amerikane ka publikuar një foto në Twitter, ku shkruan se takimi mes tyre vjen pas kthimit të Krajës nga SHBA.

Sipas Kim, vizita e Krajës në Uashington “forcon më tej bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Postimi i ambasdores Yuri Kim

Kënaqësi për të mirëpritur sërish shefin e SPAK-ut Arben Kraja pas vizitës së tij zyrtare në Uashington, e cila forcon më tej bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi.

Dje kryetari i PL, Ilir Meta sulmoi publikisht Arben Krajën pasi SPAK ka nisur një hetim penal për ish presidentin.


Video