Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Deputeti i PD-së Ervin Salianji tha se është i gatshëm të lërë mandatin e deputetit, nëse kjo do t’i vlente bashkimit dhe suksesit të partisë.
“Nëse vlen për bashkim, jam gati ta lë mandatin. Unë kam mbajtur qëndrime të forta pro Bashës.
Nëse kam pasur një interes ishte që Basha të kishte sukses në PD sepse kemi investuar të gjithë, por nuk ja dolëm dot.
Do ta shohim këtë situatë kështu apo do të shohim kush do të jetë deputet”, – tha Salianji në emisionin “Opinion”.
Kujtojm se Ervin Salianji është një nga mbështetësit e Bashës që ditët e fundit i ka kërkuar dorëheqjen kryetarit.