Partia Demokratik ndodhet sot në një krizë të madhe politike, më e madhja qysh nga krijimi i saj si parti politike. Pas zgjedhjeve të fundit më 6 mars, Partia Demokratike doli forcë e tretë duke legjitimuar fjalë e ish liderit Sali Berisha se fajin e ka Lulzim Basha. Opozita e ka humbur busullën e saj për të ardhmen e cila duket shumë e vështirë.
Fitorja e Partisë socialiste konfirmoi dhe njëherë qeverinë Rama 3 dhe rikonfirmoi situatën kritike në Partinë Demokratike. Tashmë Basha përveçse deputetët në grupin e Berishë kundër ka edhe “besnikët” e tij, duke filluar nga Grida Duma deri tek Gazment Bardhi. Por si erdhi Partia Demokratike deri në këtë situatë kritike.
1. Lulzim Basha u zgjodh kryetar por nuk u bë kurrë lider
Lulzim Basha në 9 vite në “qeverinë” opozitare u zgjodh dhe u rizgjodh kryetar por kurrë ai nuk u bë lider i asaj partie. Basha kurrë nuk i bashkoi demokratët të gjitha ata që kanë dhënë kontribute aty, por krijoi përçarje, me largime të të vjetërve dhe të rinjve.
2. Profili i ulët politik që nuk ngjalli besim
Lulzim Bashës nuk i besonin as njerëzit e tij përçarja e fundit ku i dolën kundër dhe deputetetët e besuar e vërtetoi këtë. Partia Demokratike nën drejtimin e Bashës në këto nëntë vite nuk krijoi frymën që do sillte ndryshimin e madh.
3. Humbjet e 6 palë zgjedhjeve të cilat Basha nuk i “mban mend”
Kreu i PD, është humbësi i madh i Partisë Demokratike edhe pse thotë se është “vjedhur dhe nuk ka humbur”. Nën drejtimin e Bashës PD humbi zgjedhjet lokale të 25 qershorit 2015. Humbi zgjedhjet e parlamentare të 25 qershorit 2017, nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, humbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 dhe në fund zgjedhjet e pjeshme të 6 marsit kur doli parti e tretë.